Thellimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mjedisit

Zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur takim pune me ndihmësministrin për mbikëqyrje inspektuese të Republikës së Serbisë, Dejan Furjanoviq dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit të RMV Sreten Stojkovski.

Në takim u diskutua për transpozimin e legjislacionit evropian në të dy vendet në ruajtjen dhe përmirësimin e situatës mjedisore, konkretisht në seksionin e inspektimit, si dhe u shqyrtua situata aktuale dhe sfidat me të cilat përballen inspektoratet mjedisore në dy vendet fqinje, në fushën e ruajtjesdhe përmirësimin e mjedisit.

Продлабочување на регионалната соработка во областа животна срединаTë dyja palët ranë dakord se ekziston nevoja për një bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë ndërmjet Inspektorateve Shtetërore të Mjedisit të dy vendeve, për veprim parandalues ​​dhe përgjigje të duhur dhe në kohë  ndaj sfidave me të cilat përballen institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut  dhe Serbi në ruajtjen e mjedisit jetësor, dhe në parandalimin dhe kontrollin e ndotjes, në interes të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Në periudhën prej 9 – 11 maj në Shkup, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka pritur një takim pune me 5 ekspertë nga Italia, Holanda dhe Serbia në kuadër të Projektit të Rrjetit Evropian të Inspektorateve Mjedisore IMPEL-NPRI (Iniciativa Kombëtare e Auditimit) me të cilin do të ndihmohet inspektorati i mjedisit jetësor të Maqedonisë dhe Serbisë për zbatimin më efikas të legjislacionit mjedisor, si dhe u mbajt takim dypalësh ndërmjet inspektoratit mjedisor maqedonas dhe serb për thellimin e bashkëpunimit.