Ndërpritet pragu i alarmit në Kërçovë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave nga Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror më 26.01.2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3  dhe episodi që tejkalon pragun e alarmit për grimcat PM10 është ndërprerë në Kërçovë.

Me këtë ndërpriten masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit.