Prezantohet teknologjia gjermanepër efikasitetin energjetik dhe luftën kundër ndotjes së ajrit

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot në kabinetin e saj mbajti një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë gjermane“GSS Smart Solutions Gmbh”. Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen që do të përfshinte transferimin e njohurive know-how dhe përdorimin e teknologjive të reja që do të zbatoheshin në fushën e arritjes së efikasitetit energjetik në vendin tonë dhe në zgjidhjen e sfidave që kanë qytetet e Maqedonisë me ndotjen e ajrit të ambientit.GSS Smart Solutions Gmbh

Përfaqësuesit e Kompanisë gjermane në takim i prezantuan mundësitë e teknologjive të reja të tyre dhe përvojat e mëparshme që kanë në këto fusha. Ministrja Shukova, duke falënderuar interesimin dhe prezantimin e teknologjive të reja, njoftoi se do të bëhet një analizë e detajuar e funksionalitetit të teknologjive të prezantuara, pas së cilës do të do të merret vendim për aplikimin e mundshëm të tyre në vendin tonë.