U nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes MMJPH-së dhe ADKOM

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetari i Shoqatës së Ofruesve të Shërbimeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ADKOM, Pece Milevski, dje në Ohër nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin konfirmohet bashkëpunimi në mes dy institucioneve.Sorabotka_MZSPP_ADKOM_2
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe ADKOM janë partnerë shumëvjeçar me interes të përbashkët për arritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, të shprehur përmes shkëmbimit të mendimeve dhe praktikave të ekspertëve dhe të aplikuara në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbeturinave.
Duke u mbështetur në kornizën ligjore që rregullon kompetencat, MMJPH dhe ADKOM nënshkruan këtë Memorandum, duke vazhduar përkushtimin për përmirësimin e cilësisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në ofrimin e shërbimeve komunale publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar në kuadër ngjarjes dyditore “Ditët e Shërbimeve Komunale” të mbajtur dje dhe sot në organizim të ADKOM-it në Ohër me qëllim njohjen me punën, sukseset, jetën e përditshme, por edhe problemet në funksionimin e Shërbimeve Publike.