FTESË PËR DEBAT PUBLIK TË PROJEKT – LIGJIT PËR UJËRAT

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka iniciuar ndryshimetdhe plotësimet në Ligjin për Ujërat për shkak të zbatimit më të lehtë dhe efikas të dispozitave në ligj, plotësimin e procedurave për dhënien e lejeve të përdorimit të ligjit për ujërat, ndryshimin e procedurës për mbrojtjen dhe përmirësimin e regjimit të ujit duke hequr rërën, zhavorrin dhe gurët nga koritë dhe brigjet e trupave ujorë sipërfaqësorë dhe sigurimin e një transparence më të madhe të procedurës për dhënien e koncesioneve të përdorimit të ujit. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Ujërat synojnë të sigurojnë mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e burimeve ujore përmes përdorimit racional dhe të qëndrueshëm të ujit, i cili do të sigurohet nga procedura të përcaktuara qartë për përdorimin e ujit, shkarkimin në ujë dhe mbrojtjen e regjimit të ujërave.

Debati publik në lidhje me Projektligjin për Ujërat do të organizohet të mërkurën (02 mars 2022) në ora 15:00 në Klubin e Deputetëve.

Në debatin publik do të marrin pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe përfaqësues të Ministrisë.

Ligji për Ndryshimet në Ligjin për Ujërat është i disponueshëm për komente/vërejtje për të njëjtin nga data 14 shkurt deri më 15 mars 2022 në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregulloreve ENER NË KËTË LINKdhe në faqen e internetit të MMJPH-së këtu.

Adresa dhe/ose adresa elektronike ku mund të dorëzohen mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet:

Adresa: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3, Shkup

email: infoeko@moepp.gov.mk

Personat përgjegjës për kontakt në Ministri:

Ilber Mirta dhe Melita Goçevska, Sektori i Ujërave, Drejtoria e Mjedisit / MMJPH

I.mirta@moepp.gov.mk; melitagocevska@yahoo.com

Për shkak të përfshirjes më të madhe të publikut dhe shkallës më të madhe të transparencës, debati publike organizohet me mbështetjen e fushatës avokuese dhe lobuese “Sqaroni gjithçka”, e zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit.