Oxhaklieska në hapjen e trajnimit të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dedikuar për ekspertë – përfaqësues të industrisë dhe akadamisë nga komitetet teknike

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në hapjen e trajnimit të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dedikuar për ekspertë nga komitetet teknike që përfaqësojnë industrinë dhe akademinë.

Zamenicka_OdzaklieskaSipas zëvendësministres Oxhaklieska, komitetet teknike shpesh luajnë një rol kyç në industry dhe fusha të ndryshme akademike, duke i mundësuar shoqatës së ekspertëve të zgjidhin çështje teknike specifike, të zhvillojnë standard ose të kryejnë hulumtime të avancuara.

- Këta ekspertë luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e njohurive, nxitjen e inovacioneve dhe promovimin e përsosmërisë në fushat përkatëse, e cila arrihet përmes bashkëpunimit dhe angazhimit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta – theksoi zëvendësministrja Oxhaklieska.

Zamenicka_Odzaklieska_1Në këtë ngjarje u diskutua për procesin e standardizimit, strategjinë dhe prioritetet CEN-CENELEC 2030 për vitin 2024, si dhe standardizimin në mbështetje të politikave dhe legjislacionit të BE-së.