Komunat nënshkruan Deklaratën për mbrojtjen aktive të mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike

Kryetarët e komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkruan Deklaratën për mbrojtje aktive të mjedisit jetësor dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke konfirmuar përkushtimin për realizimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm urban, mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

4 Општините потпишаа Декларација за активна заштита на животната средина и ублажување на климатските промени

Manifestimin me temën “Qasja lokale për mbrojtjen aktive të mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike” e hapi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, e cila theksoi se është e kënaqur që ndërgjegjësimi i komunave për mjedisin po rritet, që mund të konkludohet nga numri i kryetarëve të komunave të pranishëm në këtë manifestim.

- Me nënshkrimin e kësaj Deklarate për Agjendën e Gjelbër 2020, administrata qendrore dhe lokale marrin përsipër obligimin në nivel kombëtar dhe lokal për realizimin e angazhimeve nga dokumenti, ndërsa zbatimi është kryesisht në nivel lokal. Për shkak të kësaj, nevojitet që komunat të marrin pjesë plotësisht në përmbushjen e obligimeve dhe detyrave të tyre dhe të marrin masa në përputhje me Agjendën e Gjelbër – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.

5 Општините потпишаа Декларација за активна заштита на животната средина и ублажување на климатските промени

Njëkohësisht ajo shprehu bindjen se do të vazhdojë realizimi i aktiviteteve në të cilat do të përfshihen bashkërisht autoritetet qendrore dhe ato lokale.

- Kjo, para së gjithash, është për shkak të nevojës për forcimin e kapaciteteve administrative të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e mjedisit jetësor dhe për arsye se për vetëqeverisjen lokale edhe më tej mbetet një sfidë e përballjes me një numër edhe më të madh të aktiviteteve që duhet të ndërmerren në drejtim të ruajtjes së mjedisit në nivel lokal – shtoi ministrja.

6 Општините потпишаа Декларација за активна заштита на животната средина и ублажување на климатските промени

Në këtë manifestim u prezantuan obligimet e komunave nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor përmes një ekspozimi të aktiviteteve dhe mundësive për financim në nivel lokal, si dhe mundësitë e komunave për përgatitjen e planeve për energji dhe klimë të qëndrueshme.

7 Општините потпишаа Декларација за активна заштита на животната средина и ублажување на климатските промени

Manifestimi organizohet si pjesë e projektit “OC në veprim për ndryshimet klimatike” i zbatuar nga Eko-vetëdija, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MZMP) dhe Organizata për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzit – CNVP, dhe mbështetet financiarisht nga qeveria suedeze, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Sektori për Bashkëpunim me Vetëqeverisjen Lokale dhe Çështjet Administrative dhe Mbikëqyrëse.