U mbajtë seanca e parë e rregullt e Bordit Ndërkomunal të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin Planor Lindor

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot mori pjesë në seancën e parë të rregullt të Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Rajonin Planor Lindor që u mbajtë në Shtip, në prani të kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të komunave nga ky rajon. Në këtë takim, sekretarja shtetërore Shukova, informoi për gjendjen aktuale, sfidat dhe aktivitetet e ndërmarra për realizimin e projekteve për ngritjen e sistemit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në rajon.

Sredba_Drzavensekretar_1

Në këto diskutime u përfshinë përgjegjësitë dhe vendimet e komunave që do të merren nga këshillat e tyre në lidhje me menaxhimin e integruar të mbeturinave në Rajonin Planor Lindor.

Sredba_Drzavensekretar_1