U shënua 22 maji, Dita Botërore e Biodiversitetit

Duraki_22maj_3Duke promovuar dy dokumentet strategjike më të rëndësishme në fushën e natyrës – Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027) dhe Strategjia Kombëtare për Biodiversitetin (2018-2023), sot në Shkup u shënua 22 Maji – Dita Botërore e Biodiversitetit .

-Me zbatimin e aktiviteteve të planeve të veprimit të dy strategjive do ta përmirësojmë zbatimin e legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e natyrës, zbatimin e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë si instrumentet më të rëndësishme të BE-së për mbrojtjen e natyrës, dhe do të zbatojmë në mënyrë më efektive dispozitat e konventave ndërkombëtare dhe marrëveshjet në fushën e mbrojtjes së natyrës – deklaroi Ministri iMjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, në fjalimin e tij përshëndetës. Gjatë kësaj Duraku theksoi se me miratimin e këtyre dy strategjive në fakt Ministria detyrohet që në periudhën e ardhshme të angazhohet maksimalisht për mbrojtjen e trashëgimisë të jashtëzakonshme natyrore që ka shteti, i përfaqësuar nga një pasuri e madhe dhe diversitetin e specieve me një shkallë të lartë të endemizmit dhe relikteve.

Në fjalën e tij, zëvendësambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Stefan Tomanian, ftoi të pranishmit dhe të gjitha palët e tanguara që të bashkohen me misionin për mirëmbajtjen e diversitetit dhe për të ruajtur natyrën e larmishme të vendit si bazë për një shoqëri të shëndetshme dhe të begatëshme.

Iskra Stojanova, përfaqësuese e Zyrës së Programit të Mjedisit të OKB-së në Shkup vuri në dukje se, përveç përgjegjësisë dhe mbështetjes në përgatitjen e Strategjisë së Biodiversitetit, UNEP po punon momentalisht për një sërë aktivitetesh të ngjashme si Studimi i Valorizimit të Malit Sharr, i cili mund të kontribuojë që Mali Sharr   të vendoset nën mbrojtje, pastaj listat e kuqe për zvarranikët dhe amfibët, identifikimi i pyjeve me vlera të larta natyrore, kuotat për produktet pyjore jodrurore dhe të ngjashme.

Menaxheri i projektit në Shoqatën e Bashkëpunimit Gjerman (GIZ), Bertold Shirm, theksoi mbështetjen të cilën në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e jep GIZ dhe me qëllim të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe detyrimeve për BE në lidhje me ruajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës.

Tema e kremtimit të sivjetëm të Ditës Botërore të Biodiversitetit është “Biodiversiteti ynë, ushqimi ynë, shëndeti ynë”, i cili thekson lidhjen e ruajtjes së vitalitetit biologjik të botës së gjallë me ushqimin që konsumojmë çdo ditë dhe shëndetin e të gjitha qenieve të gjalla në këtë planet.

Kjo ngjarje u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në bashkëpunim me Programin e Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në Shkup, Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Programin e Ruajtjes së Natyrës dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.