BRIFING PËR GAZETARËT Tema: Menaxhimi i mbeturinave

 

  • Lidhur me projekin e madh të infrastrukturës Vendosja e një sistemi të integruar dhe të vetëqëndrueshëm rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonet lindore dhe verilindore të financuar nga Programi Operativ Sektorial IPA II për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik ju informojmë se dokumentacioni i tenderit është përgatitur dhe është rishikuar plotësisht, është planifikuar që në fund të kësaj jave të dorëzohet për miratim në CFDF dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, hapi tjetër është shpallja e tenderit, i cili do të pasohet nga një periudhë 90 ditore për dorëzimin e ofertave nga ofertuesit e interesuar dhe zbatimin e procedurës së vlerësimit. Është planifikuar lidhja e kontratës dhe fillimi i aktiviteteve për ndërtimin e gjysmës së dytë të vitit 2023. 

НУРЕДИНИ Обезбедуваме системски пристап и одржлив развој во секторот отпад, води

Punimet e ndërtimit përfshijnë:

  • Ndërtimi i një objekti qendror për menaxhimin e mbeturinave;
  • Ndërtimi i 6 stacioneve të transportit dhe
  • Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit.

• Por në fazën përgatitore është realizuar:

  • Marrëveshje për prokurimin e kamionëve të mbeturinave për komunat në vlerë prej 3.597.440 euro (58 automjete)
  • Marrëveshje për prokurimin e kontejnerëve për komunat në rajonin lindor dhe verilindor në vlerë të përgjithshme prej 959.000 euro (rreth 4.000 kontejnerë)
  • është duke u zbatuar një projekt për pastrimin e deponive ilegale në rajonin lindor, i cili së shpejti duhet të vazhdojë edhe në rajonin verilindor.

 

Punimet e ndërtimit përfshijnë:

  • Ndërtimi i një objekti qendror për menaxhimin e mbeturinave;
  • Ndërtimi i 6 stacioneve të transportit dhe
  • Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit.

 

  • Kredi për financimin e projektit Rajonal për Mbeturinat e Ngurta në Maqedoninë e Veriut BERZHnë vlerë prej 55 milionë euro
  • Janë të destinuara për përfundimin e proceseve për vendosjen dhe zhvillimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në të pesë rajonet planore në vend
  • Institucioni përgjegjës për zbatimin e projektit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Do të realizohet në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2025
  • Përmes projektit do të zbatohen aktivitete për vendosjen e plotë të sistemeve të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në përputhje me standardet e kërkuara të Bashkimit Evropian dhe do të sigurohen shërbime për më shumë se një milion banorë në pesë rajone të vendit. Aktivitetet identifikohen njëkohësisht si prioritet kombëtar në kontekstin e anëtarësimit në BE. 

 

Kredia do të sigurohet në dy transhe:

 

  • Me transhin e I-rë, pjesa e parë e projektit do të përfshijë rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimit dhe do të financojë ndërtimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave, i cili përfshin stacionet e transferimit në qytetet e Dibrës, Kërçovës, Ohrit, Prilepit dhe Manastirit, qendrat grumbulluese për mbeturinat e përzgjedhura, mbyllja e deponisë së Novacit, hapja e një deponie të re sanitare dhe mbikëqyrja e punimeve dhe ndihmë teknike.

 

    • Në pjesën e dytë të projektit, do të punohet në rajonin e Pollogut, ku janë planifikuar aktivitete për rindërtimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave Rusino, ndërtimin e një stacioni transferues në qytetin e Tetovës, ndërtimin e qendrave grumbulluese për mbeturinat e përzgjedhura dhe mbikëqyrja e punimeve dhe ndihmë teknike.

 

  • Transhi 2 do të mbulojë rajonin e Vardarit dhe atë Juglindor, ku janë planifikuar aktivitete për rindërtimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, ndërtimin e stacioneve të transferimit, sistemet e depozitimit të mbeturinave, grumbullimin e mbeturinave të rënda, mbylljen e deponisë së Dobroshincës dhe ndërtimi i një deponie me standarde të re dhe mbikëqyrja e punimeve.

 

  • Fondet e granteve të investimeve nga fondet evropiane përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) 
  • Grante nga qeveria zvicerane nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (“SECO”), 9 milionë franga zvicerane
  • Programi i financimit të menaxhimit të rrjedhave të veçanta të mbeturinave (MMJPH)

IMG_20221129_153312

Tema: Menaxhimi i ujërave, 

 

Lidhur me projektet e mëdha infrastrukturore të financuara nga fondet IPA, ju informojmë se ka përfunduar faza e vlerësimit të projektit të ndërtimit për projektin Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës, dhe pritet nënshkrimi i Marrëveshjes me të cilën do të fillojnë punimet e ndërtimit, që përfshijnë:

  • Ndërrimi dhe rikonstruksioni i gypave të vjetër të kanalizimit (me gjatësi totale 8.24 km);
  • Ndërtimi i rrjetit dytësor të ujërave të zeza në vendbanime/fshatra (me gjatësi totale rreth 69 km);
  • Ndërtimi i kolektorëve (me një gjatësi totale prej rreth 27 km kolektorë duke përfshirë ngritjen e rrjetit);
  • Ndërtimi i stacioneve të pompimit;
  • Ndërtimi i lidhjeve për amvisëritë që aktualisht nuk shërbehen nga kanalizimi (do të kyçen 4633 amvisëri shtesë);
  • Prokurimi i një rezervuari;
  • Prokurimi i agregatit.

 

  • Lidhur me projektin e ndërtimit të stacionit të pastrimit të ujërave të zeza dhe sanimin dhe ndërtimin shtesë të rrjetit të kanalizimit në komunën e Manastirit, tenderi për këtë projekt të madh është shpallur më 16.11.2022 dhe aktualisht është në rrjedhë afati për dorëzimin e ofertave nga ofertuesit e interesuar. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 21 shkurt 2023, pas së cilës do të vijojë faza e vlerësimit të ofertave. Nënshkrimi i marrëveshjes dhe fillimi i zbatimit pritet në gjysmën e parë të vitit 2023.

Punimet e ndërtimit përfshijnë:

  • Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për Komunën e Manastirit me kapacitet për 112.474 banorë ekuivalent.
  • Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Manastirit, në gjatësi prej 15 km rrjet të ri dhe rikonstruksion i rrjetit ekzistues të kanalizimit në gjatësi prej 13 km, dhe
  • Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Komunën e Manastirit.

 

  • Ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Tetovës, dokumentacioni i tenderit është në fazën e rishikimit, është punuar me ndihmë teknike nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si dhe Komuna e Tetovës, si përdorues përfundimtar i projektit, gjithashtu siguroi edhe një ekspert teknik i cili ofron mbështetje të vazhdueshme në procesin e rishikimit të dokumenteve. Pas rishikimit, tenderi do të dorëzohet për miratim në CFCD dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, pas së cilës mund të shpallet në fillim të vitit 2023 dhe marrëveshja mund të lidhet në gjysmën e dytë të vitit 2023.

 

Punimet e ndërtimit përfshijnë:

- Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për Komunën e Tetovës me kapacitet për 95.152 banorë ekuivalent.

- Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Tetovës, përkatësisht ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimit prej 32.4 km dhe ndërtimi i sistemit kolektor në gjatësi prej 19 km.

- Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit për ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Komunën e Tetovës.

 

• Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit

 

- Projekti është në fazën e vlerësimit përfundimtar.

- Obligimet e Qytetit të Shkupit për kompletimin e dokumentacionit urbanistik dhe përfundimin e procesit të shpronësimit mbeten të hapura.

- Marrëveshja e ndërtimit sipas planit të punës është planifikuar të nënshkruhet në shkurt të vitit 2023.

- Mjetet për këtë projekt janë siguruar me kredi nga BEI dhe BERZH, si dhe fonde granti në shumën 70 milionë euro nga WBIF.

 

• Ndërtimi i sistemit kolektor për qytetin e Shkupit

 

Për shkak të një sërë problemesh gjatë ndërtimit nga kontraktori, Marrëveshja është ndërprerë dhe ajo do të përfundojë me fonde kombëtare. Të mbetura për ndërtim: 900 metra shtrim tubash dhe 10 shahte.

 

  • Lidhja me Marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) – kredi në vlerë prej 50 milionë euro
  • Rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së ujësjellësit,
  • Infrastruktura për ujërat e zeza dhe mbrojtje nga përmbytjet 
  • Në këtë mënyrë krijohet një mundësi për t’u përfshirë edhe komunat e vogla, ( është i destinuar për të gjitha komunat)
  • Zyra e projektit për zbatimin e projektit, hartimi i metodologjisë së aplikimit 

 

Tema: Programi vjetor i investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2023

  • 201 milionë denarë (janë siguruar shumë më tepër mjete, vitin e kaluar ishin 98 milionë)
  • Ne synojmë në krijimin e kushteve për mbylljen e projekteve kapitale të infrastrukturës për sistemet e kanalizimit dhe sistemet për bartjen dhe pastrimin e ujërave të zeza. 
  • Mbështetje për komunat për përgatitjen e dokumentacionit në mënyrë që jenë të jatshme për zbatimin e projekteve të veçanta kapitale të infrastrukturës. 

 

Tema: Programi për financimin e menaxhimit të rrjedhave të veçanta të mbeturinave

 

MMJPH e përgatit Programin dhe do t’ia dorëzojë Qeverisë së RMV-së për miratim

Programi është krijuar për kthimin e mjeteve të grumbulluara nga kompensimi për qese të biodegradueshme për transportin e mallrave në projekte mjedisore – janë grumbulluar gjithsej 120 milionë denarë. 

 

  • Programi parashikon financimin e prokurimit të kontejnerëve dhe mjeteve për pëzgjedhje për amvisëri, të cilat do t’u ndihmojnë komunave të sigurojnë kushtet për vendosjen e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

 

  • Do të përdoret një metodologji e veçantë (p.sh. komunat që kanë nënshkruar marrëveshje me përpunuesit kolektivë të mbeturinave, të cilat nuk janë përfshirë në projekte të tjera, etj).
  • Do të zbatohet një fushatë për zhvillimin e shprehive pozitive për përzgjedhjen e mbeturinave të amvisërisë

 

Tema: Investimi strategjik në qendrën e skijimit Kodra e Diellit 

 

  • Roli i MMJPH-së – mbrojtja e vlerave natyrore dhe sigurimi i zhvillimit socio-ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, përqindja e të cilave është rritur ndjeshëm në periudhën e kaluar dhe me mbrojtjen  prej 3.9% të territorit të vendit, kemi arritur një përqindje që është mbi objektivat e vendosura kombëtare në zonë.

Ne kemi investuar shumë mund, durim dhe njohuri në Zonimin e PK Mali Sharr. Ne kemi parashikuar një zonë baferpër qendrën e skijimit Kodra e Diellit. Kodra e Diellit në të kaluarën ka qenë sfidë për emrat kryesorë të sporteve dimërore, por fatkeqësisht mungesa afatgjatë e investimeve ka sjellë një vonesë serioze dhe mosshfrytëzimi i mundësive dhe kapaciteteve të shumta për zhvillimin e turizmit që ofron ky lokalitet malor, shumë i vlerësuar si në nivel europian ashtu edhe në atë botëror.

Qëllimi ishte mbrojtja e vlerave natyrore, por edhe mundësimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi i qendrës së skijimit në atë evropian, sipas mundësive natyrore të ofruara.

• Kemi tërhequr interesin e një kompanie evropiane të njohur nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin, e cila është udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave të skijimit dhe zonave të skijimit, dhe me përvojë pune 30 vjeçare dhe 16 filiale.

  • Kompania ka bërë hulumtime dhe ka paraqitur një ofertë serioze, e cila është pranuar nga qeveria e RMV-së si investim strategjik në seancën e fundit.
  •  Kompania është paraparë të prezantojë planin e menaxhimit, investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023 dhe do të realizohet në 6 faza investimi, e para prej të cilave kap shumën rreth 55 milionë euro.
  •  Më e rëndësishmja është se përfshin investime në infrastrukturë – parkingje, ambiente akomoduese, rinovim dhe instalim të dy ski-ashensorëve dhe pistave të reja të skijimit dhe instalimin e makinerive për prodhimin e borës artificiale, të cilat do të zgjasin sezonin e skijimit dhe nuk do të varen nga kushtet e motit.
  • Përfitimi lokal, kombëtar dhe rajonal