Nuredini në takim pune me kryetarin e komunës së Sarajit, Bexheti

(30.08.2022) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot në ambientet e Ministrisë u takua me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Në takimin e punës u diskutua për mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Sarajit, në realizimin e disa projekteve nga fusha e mjedisit jetësor.

Sredba_nuredini_bexheti

Konkretisht, u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme lidhur me menaxhimin e zonës së mbrojtur të kanionit të Matkës, si dhe për kompletimin e dokumentacionit për realizimin e aktiviteteve të parapara për pastrimin e shtretërve të lumenjve Vardar dhe Treska.

Njëkohësisht, u dakorduan edhe aktivitetet e mëtejshme për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për kyçjen e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në komunën e Sarajit me rrjetin e ujësjellësit.

Sredba_nuredini_bexheti_MZSPP_Saraj

Në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e mëtutjeshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Sarajit për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore në interes të banorëve të komunës së Sarajit dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.