NUREDINI: Evropa mund të jetë udhëheqëse në transformimin e gjelbër dhe digjital

Në margjinat e Samitit Evropian në Pragë, ministri Nuredini zhvilloi takime me Ivan Bartosh, zëvendësministër për Digjitalizim dhe ministër i Zhvillimit Rajonal të Republikës Çeke, Liljana Pavlova zëvendëspresidente e Bankës Evropiane të Investimeve dhe Dr. Emilija Stojmenova Duh, ministre e Transformimit Digjital të Republikës së Sllovenisë, ku fokusi i bisedimeve ishte roli dhe lidhja e zhvillimit të gjelbër dhe atij digjital, mundësitë për zhvillimin paralel të transformimeve të gjelbra dhe digjitale dhe mundësitë që Evropa të ketë një rol udhëheqës global në transformime të dyfishta.Nuredini vo Praga1

Gjithashtu u shkëmbyen informacione mbi disponueshmërinë e instrumenteve të ndryshme financiare evropiane në fushën e lëvizshmërisë urbane dhe lehësimin e qasjes në financa për bizneset inovative, qytetet dhe subjektet të tjera të ngjajshme në Evropë.Nuredini vo Praga

Ministri Nuredini zhvilloi takim edhe me Jan Dusik, zëvendësministër përgjegjës për Drejtorinë për Mbrojtjen e Klimës në Ministrinë e Mjedisit të Republikës Çeke, ku biseduan për politikat e ndryshimeve klimatike, nevojën e hartimit të një pakoje legjislative që do të mundësojë arritjen e qëllimeve klimatike deri në vitin 2030, për dekarbonizimin, çmimin e karbonit, tranzicionin e drejtë etj.