Ministri Duraku zhvilloi takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton

Duraki_UNDP2(28.06.2017) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton.

Në këtë takim, edhe njëherë u vërtetua bashkëpunimi i mirë që Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë, i cili në vitet e kaluara pati rezultate të dukshme.

Gjegjësisht,Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,sipas fjalëve të ministrit Duraku, në agjencitë e Kombeve të Bashkuara sheh një partner strategjik për realizimin e prioriteteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Posaçërisht u theksua bashkëpunimi i mirë i realizuar në fushën e mbrojtjes së rrjedhave të lumenjve dhe liqeneve, në menaxhimin me rreziqet nga katastrofat, në përballjen me ndryshimet klimatike dhe në pjesën e mbrojtjes dhe menaxhimit më të mirë me resurset natyrore.

Nga ky takim, doli qëndrimi i përbashët se bashkëpunimi i këtillë duhet të vazhdojë dhe të thellohet në periudhën e ardhshme.