MMJPH: Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara PM 10 në Strumicë  

Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 më datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 µg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se është tejkaluar në pikën matëse në Strumicë.

Tabela tregon përqëndrimet mesatare ditore të PM 10 në pikën matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

Strumicë
05/02/2024 165.83
06/02/2024 155.00

* përqëndrimet janë shprehur në µg/m3

Për qytetin e Strumicës, rekomandimet dhe masat hyjnë në fuqi sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017.