MMJPH informoi për proceset për krijimin e një sistemi rajonal të administrimit të mbeturinave

Drzaven_sekretar_Struga(13.09.2019) Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Petrovska dhe udhëheqësja e Sektorit të Menaxhimit të Mbeturinave, Ana Karanfilova Maznevska marrin pjesë në konferencën e katërt të Shoqatës Maqedonase të Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta, seancat e punës të së cilës vazhdojnë edhe sot në Strugë.

Në tryezën e rrumbullakët me temë “Komunikimi me të gjithë palët e interesuara në shoqëri – si të promovohet menaxhimi i mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Ana Petrovska informoi pjesëmarrësit për proceset për krijimin e një sistemi rajonal të administrimit të mbeturinave të drejtuar nga Ministria në bashkëpunim me komunat në rajonin e planifikimit lindor dhe verilindor.

Qëllimi i konferencës është të tregojë se komuniteti i biznesit dhe autoritetet shtetërore, përfshirë sektorin joqeveritar dhe mediat, janë të gatshëm të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e mjedisit.