MASVA dhe MMJPH me një memorandum bashkëpunimi do të punojnë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në vend

Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Shoqatës Maqedonase për Mbeturina të Ngurta (MASVA) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, filloi konferenca vjetore e MASVA-s, kushtuar “Zbatimi i ekonomisë qarkore në menaxhimin e mbeturinave të ngurta”.

МАСВА и МЖСПП со меморандум за соработка ќе работат на унапредување на управувањето со отпадот во земјата-  Shpresoj që konferenca e sotme do të kontribuojë në forcimin e sektorit që punon në menaxhimin e mbeturinave në vendin tonë, do të inicohen masa për përmirësimin e situatës dhe do të inkurajohen të gjithë aktorët, nga të cilat varet zbatimi me sukses dhe praktik i synimeve dhe politikave të përcaktuara – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në fjalim e saj hyrës.

2Sipas saj, aktivitetet për zbatimin e politikave për menaxhimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të kontribuojnë në zgjedhjen e problemeve me depozitimin e papërshtatshëm të mbeturinave në deponitë komunale dhe “të egra”, dhe përcaktimi i një platforme do të lehësojë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve dhe do të mundësojë prezantimin e njohurive dhe praktikave shkencore në fushën e përpunimit të mbeturinave, të cilat do të reflektohen në mënyrë pozitive në vend.

4Në hapjen zyrtare, kryetari i MASVA-s, Mihail Mateski theksoi:

-       Menaxhimi i mbeturinave bazuar në principet e ekonomise qarkore është një temë kyçe që duhet të bëhet prioritet sa më parë. Nga ne varet se sa shpejt do të zhvillohen gjërat në sektorin e mbeturinave, që është i rëndësishëm si nga aspekti mjedisor, por edhe nga aspekti i zhvillimit ekonomik. Mbeturinat në botë konsiderohen si një burim që mund të ofrojë vlerë shtesë në shoqëri nëse menaxhohet siç duhet. Kapaciteti ynë për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe për të përmirësuar mjedisin varet nga mënyra se si i trajtojmë mbeturinat. Kjo çështje duhet të jetë mbipartiake dhe mbi kombëtare sepse na prek të gjithëve njësoj.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, fjalim kishte edhe kryetari i Shoqatës Maqedonase për Mbeturina të Ngurta, Carlos Silva Filho, që theksoi nevojën urgjente për të ndërmarrë hapa dhe për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave. Dekani i Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik nga Shkupi, Stefan Kuvenxhiev, shprehu mbështetjen e deritanishme nga komuniteti akademik dhe paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit me MASVA-n në segmentin e menaxhimit të mbeturinave.

5Në kuadër të konferencës fjalime do të mbajnë edhe përfaqësues të institucioneve si Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,  Ndërmarrja Publike Rusino/Pollog, ndërsa sektori real do të përfaqësohet nga kompani vendore dhe të huaja. Përvojat dhe njohuritë e tyre i prezantuan përfaqësuesit e Pakomak, Çimentorja USJE SH.A. Shkup, Grintech MK, Gentem, Guma Tek,  Alpako Eco, Makstil, Zero Mbeturina, Tomra Systems nga Norvegjia, Saubermacher – Austri, Blue Planet dhe të tjerë. Në kuadër të konferencës fjalim do të mbajnë edhe disa ekspertë vendas dhe të huaj, si dhe profesorë nga Fakulteti i Metalurgjisë Mekanike dhe Teknologjikenga Shkupi, si dhe Universiteti Kolegji Amerikan nga Shkupi.

7

Ditën e parë, panel diskutimet i kushtohen dy temave – “Vendosja e një sistemi depozitimi dhe kthimi i paketimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe “Energjia nga mbeturinave – kufizim apo përfitime të vendit?”. Gjatë ditës së dytë të konferencës, panelet do të fokusohen në temat: “Rrjedhat shtesë të mbeturinave në përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, Financimi i sistemeve të menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave dhe “Të rinjtë dhe shkenca në zgjidhjet e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave”. Në këtë panel studentët do të prezantojnë studimet e tyre lidhur me përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

8Në shenjë të 10-vjetorit të funksionimit të MASVA-s do të ndahen çmime për ekspertë dhe kompani anëtare që kanë dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në vend.