KONFERENCA: Sfidat në menaxhimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe baterive dhe akumulatorëve të përdorura

1Sot, në organizim të një drejtuesi kolektiv të licencuar ELKOLEKT shpk Shkup, u mbajt konferenca me temën “Sfidat në menaxhimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe baterive dhe akumulatorëve të përdorura”.

Qëllimi i konferencës ishte informimi i faktorëve kryesorë për risitë në legjislacionin në fushën e menaxhimit të mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe baterive dhe akumulatorëve të përdorura, që të reflektojnë mbi mundësitë dhe sfidat, por edhe të inkurajojnë diskutimin mbi zhvillimin e ardhshëm të sektorit.

- Sot jemi mbledhur këtu që ta prezantojmë situatën me sistemin e menaxhimit të baterive të mbeturinave dhe mbetjeve elektrike dhe elektronike në Republikën e Maqedonisë, pas aktiviteteve të përbashkëta të ministrisë,komunitetit të biznesit dhe sektorit joqeveritar,  që vepruan të gjithë së bashku me qëllim që ta mbështetesin zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Baterive dhe Akumulatorëve dhe Baterive dhe Akumulatorëve të Përdorura dhe Ligjin për Menaxhimin e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike, të përforcohen kapacitetet e komunave për vendosjen e sistemit dhe të zhvillohet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të rinjve për riciklimin e këtyre mbeturinave – theksoi .u.sh. drejtoresha e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Biljana Zefiç, në fjalimin përshëndetës.

3Në periudhën e kaluar, me miratimin e dy ligjeve, situata me menaxhimin e këtij lloji të mbeturinave është përmirësuar pjesërisht, por sipas saj, pas gati pesë vjetësh nga hyrja në fuqi e ligjeve, ne ende kemi nevojë për një fushatë të fortë dhe promovimin e ligjeve që të arrihet zbatimi i tyre i suksesshëm, si dhe vendosja e strukturës së nevojshme për zbatimin e legjislacionit.

Elkolekt është drejtues kolektiv i licencuar me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, qëllimi kryesor i të cilave është krijimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm për trajtimin e këtij lloji të mbeturinave.