INFO GRAFIK “ZGJIDHJE TË BAZUARA NË NATYRË”

Infografikët u përgatitën në kuadër të projektit ADAPT: “Zgjidhje të bazuara në natyrë për shoqëri më të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA) dhe zbatuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës (IUCN ECARO). Partnerë të projektit nga vendi ynë janë MMJPH dhe Qendra e Menaxhimit të Krizave. Qëllimi i përbashkët i projektit është të rrisë qëndrueshmërinë e ekosistemeve dhe komuniteteve njerëzore ndaj ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve të katastrofave duke aplikuar zgjidhje të bazuara në natyrë.