Informatë në lidhje me të gjithë procedurën që i parapriu aktivitetit për largimin e sigurt të materieve kimikatenga lokacionet dhe impiantet e prodhimit në zonën e SHA OHIS Shkup

Me kërkesën e mediave, me qëllim për të siguruar transparencë të plotë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve për të cilat publiku konsideron se nuk janë të informuar sa duhet, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikon informacione të hollësishme për të gjithë procedurën që i parapriu aktivitetit të heqjes së masave mbrojtëse të materieve kimikate nga lokacionet dhe impiantet prodhuese në zonën e SHAOHIS Shkup.

Përkatësisht, personi juridik “Eko Centar 97″ është zgjedhur si ofertuesi më i favorshëm në Njoftimin publik të datës 11.04.2018, të shpallur nga Menaxhuesi i Falimentimit i SHA Ohis, Shkup Marinko Sazdovski, për heqjen, zhvendosjen, shkatërrimin ose neutralizimin e kimikateve nga lokacionet dhe impiantet prodhuese në zonën e SHA Ohis Shkup.

Në fakt, me Vendimin e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Krizave, u vendos që të dislokohet dhe neutralizohet materiali i mbeturinave të rrezikshme kimikate në llogari të SHA “Ohis” në falimentim, dhe në përputhje me rrethanat, menaxhuesi i falimentimit publikon njoftim publik. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk është pronar / kreditor i SHA OHIS Shkup dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në procedurat e përzgjedhjes së ofertuesit më të favorshëm. Pas njoftimit të thirrjes, MMJPH, me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkup 2, dha mendim ku thuhej se nëse ndonjëpjesë prej kimikateve në fjalë kthehen në qarkullim është e nevojshme të merren parasysh dispozitat (neni 31) i Ligjit për Kimikate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 145/10, 53/11, 164/13, 116/15, 149/15 dhe 37/16), dhe nëse sërish e gjithë sasia e kimikateve trajtohet si mbeturinë e rrezikshme nevojite që të veprohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin eMbeturinave.

Pas zbatimit të shpalljes publike u nënshkrua një marrëveshje midis personit juridik “Eko Centar 97″ dhe SHA Ohis, Shkup (Kontrata Nr. 857/0307 e datës 20.12.2018), aktivitetet duheshte që të realizoheshin brenda 9 muajve. Sasia dhe lloji i kimikateve që duhet të hiqen nga ky aktivitet i bashkëngjiten këtij Informacioni.

Pas përzgjedhjes, personi juridik “Eko Centar 97″ dorëzoi një “Letër qëllimi për realizimin e veprimtarisë”, në përputhje me Ligjin për Mjedisin dhe MMJPH ka vepruar sipas kërkesës, d.m.th., e ka detyruar personin juridik të përgatisë një elaborat të vlerësimit të ndikimit në mjedis, me qëllim që të vlerësohet ndikimi i aktiviteteve mjedisore para zbatimit të projektit. Gjatë vlerësimit të elaboratit të ndikimit në mjedis meret para sysh përgatitja, realizimi, zbatimi dhe ndalimii zbatimit të projektit, duke përfshirë rezultatet dhe efektet e përfundimit të projektit dhe mënjanimit të substancave ndotëse. Nga dokumentacioni i paraqitur, është arritur në përfundimin se zbatimi i projektit për mënjanimin e sigurt të materive kimikate nga vendet dhe impiantet prodhuese në zonën e SHA OHIS Shkup, nuk do të ketë ndikime domethënëse në mjedis dhe personi juridik “Eko Centar 97″ u obligua plotësisht dhe pa asnjë përjashtim t’i përmbahet regjimit të përcaktuar dhe masave të mbrojtjes të parashikuara në Elaboratin për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndaj zgjidhjeve shtesë nëse zbatimi i projektit tregon nevojën për vëllim të rritur dhe llojin e parandalimit.

MMJPH në Vendim e ka detyruar personin juridik edhe për përgatitjen e planeve speciale për zbrazje, toçitje të kimikateve me masa për mbrojtjen e punëtorëve dhe mjedisit dhe procedura speciale për veprimin në terren, pastaj Planin për pajisjet e nevojshme dhe enëtpër ripaketim, pajisjet mbrojtëse dhe të nevojshme për monitorimin e emetimeve dhe vlerësimine rrezikut për punëtorët që do të përfshihenrealizimin e projektit që duhej të përgatitej nga Eko Centar 97 para fillimit të projektit. Në përputhje me rrethanat, MMJPH informon se ka vepruar në përputhje me rregullativën dhe në përputhje me kompetencat e saj në këtë fushë. Zbatimi i të gjitha masave dhe aktiviteteve të parashikuara në përputhje me Vendimin është përgjegjësi e personit juridik, dhe mbikëqyrja e zbatimit të këtyre masave është në kompetencë të ISHMJ. ISHMJ përcakton nëse janë përmbushur kushtet e përcaktuara në elaborat dhe ka të drejtë të urdhërojë zbatimin e masës së specifikuar në elaborat, e cila nuk u zbatua dhe e përcaktoi afatin kohor për zbatimin e masës.

Ju lutemi ndiqni linkun në faqen tonë të internetit, ku mund të gjeni Elaboratin për mbrojtjen e mjedisit:https://bit.ly/2K9OlN3

Për më tepër, ne dëshirojmë t’ju informojmë se MMJPH ka hartuar propozim ndryshime në Ligjin për Mjedisin që tashmë janë në procedurë qeveritare, të cilat rregullojnë ligjërisht mënyrën e identifikimit zyrtar të një “zone të kontaminuar” dhe pragjet për shkallën e ndotjes së mediave mjedisore për marrjen e statusit me qëllim të zbatimit të masave të korrigjimit.

Gjatë kësaj me ndryshimet ligjore parashikohet përgatitja e detyrueshme ePlanit të menaxhimit të zonës së kontaminuar, në përputhje me legjislacionin e BE-së, i cili në rast të transferimit të pronësisë së pasurisë që është pjesë e një lokacioni të kontaminuar, duhet të jetë gjithashtu një pjesë përbërse e kontratës së shitblerjes.