Implementimi i i masave që mbështesin komunat për vendosjen e sistemeve më ekologjike të ngrohjes në objektet publike është në vazhdim e sipër

Zamenik_gradinka Buba Mara_2(17.12.2019) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, e vizituan kopshtin e fëmijëve Buba Mara – Bleta 2, ku sistemi i deritanishëm jo ekologjik i ngrohjes së naftës është zëvendësuar me inverter të lartë të efektshëm.

Mbështetja që ka marrë komuna nga Plani i Ajrit të Pastër për realizimin e kësaj mase është me vlerë prej 3 milion denarë.

Deri më tani, 14 ton naftë janë shpenzuar çdo vit për ngrohjen e këtij objekti, ose rreth 12 mijë euro të vlerësuara në para. Pritjet janë se një sezon i ngrohjes do të kushtojë katër herë më pak. Suksesi i Planit të Ajrit të Pastër nuk është vetëm parandalimi i ndotjes, por edhe kursimi i buxhetit.

Vitin e ardhshëm, edhe të dy ndërtesat publike të cilat përdorin një burim jo-ekologjik të ngrohjes në Komunën e Aerodromit do të finalizohen dhe nuk do të ketë më asnjë institucion publik në komunë që do të ndot ajrin.

VRSM_MZSPP_Kavadarci4Një ditë më parë Makraduli, e vizitoi edhe komunën e Kavadarit ku diskutuan me kryetarin e komunës Mitko Jançev, për mbështetjen që e ka marrë komuna nga programi i zvogëlimit të ndotjes së MMJPH-së, dhe zëvendësimin e dyerve dhe dritareve të vjetra për ndërtesat me efikasitet energjetik në disa shkolla komunale dhe rajonale. Pas takimit, ata vizituan objektet ku tashmë janë duke u realizuar aktivitete të efikasitetit energjetik në vlerë prej 1.8 milion denarë në shkollat ​​fillore “Strasho Pinxhur” në Vozarci, “Strasho Pinxhur” në Drenovë, “Toshe Vellkov Pepeto” në Kavadar, pastaj nëQSHME “Kiro Spanxhov” në Kavadar dhe në konviktin e nxënësve në Drenovë.

Si pjesë e masave të Planit të Ajrit të Pastër, në komunën e Kavadarit do të zëvendësohen sistemet e ngrohjes publike jo ekologjike në SHF “Dimkata Angellov – Gaberot” dhe në kopshtin e fëmijëve “Rada Poceva” në Kavadar dhe për këto intervenime janë ndarë 5.2 milion denarë.