NJOFTIM

Bazuar në nenin 69 paragrafi 1 të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 39/16, 99/18) dhe nenit 3 të Dekretit për pjesëmarrjen e publikut gjatë përgatitjes së rregullorave dhe akteve të tjera si dhe planeve dhe programet në fushën e mjedisit (Gazeta Zyrtare nr. 147/08), Drejtoria e Mjedisit Jetësor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor miratoi këtë

NJOFTIM

Njoftohet publiku i interesuar se Drejtoria eMjedisit Jetësor ka miratuar Vendimin për kryerjen e vlerësimit strategjik mjedisor për dokumentin planor Plani për parandalimin e krijimit të mbeturinave 2022-2027 i Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Me miratimin e këtij vendimi ka iniciuar procedurë për kryerjen e vlerësimit strategjik të dokumentit planor.

Vendimi për kryerjen e vlerësimit strategjik mjedisor për dokumentin planor së bashku me formularët janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor                                             (link: https://bit.ly/3NJVYIe )

Vërejtje, mendime dhe sugjerime mund të dërgohen në e-mail adresën e mëposhtme: A.Karanfilova@moeppgov.mk