Identifikimi i prioriteteve dhe pikave të mundshme për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë në fushën e mjedisit

Megjuvladina sednica_S.Makedonija_BugarijaMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, me rastin e seancës plenare ndërqeveritare të kryesuar nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov, mori pjesë në grupin punues për Bashkëpunim Evropian – Tranzicioni i Gjelbër dhe Transformimi Dixhital, qeverisje e të drejtës.

Në takimin e punës u diskutuan pikat prioritare për bashkëpunim të mundshëm dhe shkëmbim përvojash në menaxhimin e integruar të mjedisit. Ministri Nuredini, si fusha të mundshme për bashkëpunim e theksoi menaxhimin e integruar ndërkufitar të ujërave, me theks në menaxhimin e pellgut të lumit Strumicë shkëmbimin e përvojave në mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e eko-turizmit në zonat e mbrojtura, si dhe zhvillimin e planeve të harmonizuara të veprimit dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e specieve dhe habitateve të BE-së. U diskutua edhe për koordinimin e aktiviteteve në fushën e reduktimit të ndotjes së ajrit që nuk njeh kufij, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në menaxhimin e mbeturinave.