Përforcohen kapacitetet për zbatimin e rregullativës ligjore në sferën e menaxhimit me ujërat

zamenik1(03.12.2015) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski dhe ambasadori i BE-së Aivo Orav, sot mbajtën fjalime në ngjarjen përfundimtare të projektit “Ndihmë teknike për përforcimin e kapaciteteve institucionale për harmonizim dhe zbatim të rregullativës ligjore në sferën e  menaxhimit me ujërat“, në të cilën u prezentuan rezultatet e projektit.

- Ky projekt ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes përforcimit të kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjegjësisht Sektorit të ujërave dhe institucioneve tjera të interesuara në sferën e menaxhimit me ujërat. Projekti ndihmoi në transponimin dhe zbatimin e mëtejshëm të legjislacionit evropian të ujërave, përmes hartimit të akteve nënligjore prioritare në sferën e menaxhimit me ujërat në përputhje me Direktivën Kornizë të ujërave, përforcimin e kapacitetit administrativ në nivel qendror për zbatimin e legjislacionit të ujërave dhe përgatitjen e katër elementeve themelore të planit për menaxhim me pellgun e lumit Vardar, gjegjësisht karakterizimin e pellgut të lumit, analizën e ndikimit të shtypjes, identifikimi i rajoneve të mbrojtura dhe propozimi për zhvillimin e programit të monitorimit- deklaroi zëvendësministri Temellkovski, duke shtuar se kjo do të thotë një hap para në zbatimin e mëtutjeshëm të Direktivës Kornizë të ujërave dhe përforcim i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian, ndërsa e zbaton kompania konsultative Rambol nga Danimarka si pjesë e programit për Ndihmë gjatë tranzicionit dhe ndërtimit të institucioneve – TAIB 2009.