Ka filluar Konferenca e 9-të vjetore e Drinit

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mori pjesë në Konferencën e 9-të vjetore të Drinit, e cila po mbahet më 25 dhe 26 tetor në Tiranë, Shqipëri.

Започна 9-тата годишна Дримска Конференција

Konferenca organizohet në kuadrin e Aksionit të Koordinuar të Drinit (CORDA) për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Drinin (MoU) dhe projektit mbështetës të GEF/UNDP: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimit të integruar të burimeve ujore në basenin e zgjeruar të Drinit” (Projekti Drin).

IMG_20221025_164907

- Prioriteti ynë në lidhje me basenin e Drinit është zbatimi i zgjidhjeve kombëtare, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me nën-basenin e Liqenit të Ohrit, si një nga elementët kyç për mbrojtjen e cilësisë së ujit dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga UNESCO – theksoi Shukova në fjalën e saj hyrëse.

Ajo u bëri thirrje vendeve të përfshira në projektin “Baseni i Drinit” dhe komunitetit të donatorëve që të vazhdojnë bashkëpunimin intensiv dhe të përdorin dokumentet strategjike dhe mjetet e zhvilluara në kuadër të projektit. Njëkohësisht, ajo tha se për zbatimin e masave prioritare nga Programi i Aksionit Strategjik, nevojitet veprim dhe mbështetje e koordinuar për fazën e ardhshme të menaxhimit të përbashkët me basenin e Drinit.

IMG_20221025_164841

Në Konferencën e 9-të të Drinit morën pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente në basenin e Drinit nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe donatorë, të cilët diskutuan për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara dhe prezantuan pikëpamjet e tyre për aktualitetin dhe bashkëpunimin e ardhshëm për menaxhimin me basenin e Drinit.