Zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska së bashku me studentët e Fakultetit Teknologjik dhe Metalurgjik vizituan laboratorin e mjedisit pranë MMJPH

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot së bashku me studentët e Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik, kanë vizituar laboratorin e mjedisit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Gjatë vizitës ata u njohën me mënyrën e punës, me pajisjet specifike që disponon ky laborator për matjen e ndotjes në mjedis, me metodat dhe praktikat më të mira të disponueshme që zbatohen gjatë kryerjes së matjeve, si dhe për cilat raste të ndotjes është i akredituar ky laborator në vendin tonë.Zamenik_Odzaklieska_sredba_so_studenti

Zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se vizita në laborator është realizuar si rezultat i memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fakultetit Teknologjik dhe Metalurgjik në UKIM, dhe paralajmëroi se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe thellohet në periudhën e ardhshme.

0-02-0a-f8554a41de45d1e267fd40941f4926f37d0370cc1ccbda2fddb3c8b070e5c51b_7257bba72cc443bf