Zëvendësministrja Oxhaklieska në një konferencë për përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave të mjedisit në nivel lokal

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot mori pjesë në konferencën “Gjelbërimi i pjesëmarrjes dhe politikave rinore”, e cila u mbajt në kuadër të projektit të BE-së “Aktivizmi rinor për komuna më të gjelbra”. Qëllimi kryesor i konferencës është të theksohet rëndësia e përfshirjes aktive të të rinjve në proceset e krijimit të politikave të mjedisit në nivel lokal, si dhe përforcimi i bashkëpunimit mes të rinjve dhe pushtetit vendor për përmirësimin e mjedisit.

Заменик министерката Оџаклиеска на конференција за вклучување на младите во креира

- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me vite punon në mënyrë aktive në përfshirjen e të rinjve në të gjitha segmentet e shoqërisë në fushën e mjedisit, në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal, si dhe në krijimin e politikave cilësore rinore. MMJPH-së e njeh rolin e rëndësishëm që të rinjtë kanë dhe duhet të kenë në artikulimin e vizioneve të tyre për të ardhmen dhe në ndërtimin e politikave të gjelbra, drejt të cilave është vendosur vendi ynë – tha Oxhaklieska në fjalën e saj hyrëse në këtë manifestim.

 - Të rinjët, me vizionin e tyre të qartë për të ardhmen dhe gatishmërinë për t’u përballur me sfidat me të cilat ballafaqohet çdo shoqëri sot, e krijojnë konceptin e një shoqërie moderne dhe të zhvilluar, por edhe komuna që korrespondojnë me nevojat moderne të të rinjëve – shtoi zëvendësministrja, duke theksuar se të rinjtë janë ata që do të përballen me sfidat e mjedisit në të ardhmen, do të përjetojnë pasojat e vendimeve që i marrim sot, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

- Për këtë arsye, ata duhet të jenë më të zëshmit në luftën për zhvillim të qëndrueshëm, një shoqëri më të gjelbër dhe një të nesërme më të mirë dhe ne duhet ta dëgjojmë zërin e tyre – potencoi Oxhaklieska.

Konferenca organizohet nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Mjedisit GOU GREEN, Qendra për Ndryshime Klimatike dhe Shoqata e të Rinjve Kreativ.