Zëvendësministrja Oxhaklieska në një debat për rolin e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtës për mjedis të shëndetshëm

Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtës për mjedis të shëndetshëm ishte tema e diskutimit të hapur në të cilin mori pjesë zëvendësministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Hristina Oxhaklieska.

ustaven_debata_zamenikminister_odzaklieska

U diskutua për mënyrat e promovimit të mjedisit të shëndetshëm si vlerë themelore kushtetuese, si dhepër instrumentet kushtetuese-juridike për mbrojtjen e mjedisit.

Ngjarja organizohet nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike në kuadër të “Projektit për Menaxhimin e Mirë të Mjedisit”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.