Banka Evropiane e Investimeve do të financojë disa projekte në fushën e mjedisit jetësor në RMV

Европската инвестициона банка ќе финансира повеќе проекти од областа на животнаMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim me Lilyana Pavlova, Zëvendës Presidente e Bankës Evropiane për Investime (BEI) dhe Matteo Rivellini, udhëheqës i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të shoqëruar nga Angelina Subashka dhe Alesandro De Konçini.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm në fushën e mjedisit jetësor, me theks të veçantë për statusin e linjës kreditore prej 50 milionë eurosh për fazën e dytë të projektit “Furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të zeza”, që parashikon ndërtimin e sistemeve të reja të furnizimit me ujë dhe rikonstruimi i sistemeve ekzistuese, stacioneve të filtrimit të ujit të pijshëm, sistemit të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura atmosferike dhe urbane, si dhe impiantet për pastrimin e ujërave të zeza urbane.
Zv. Presidentja Pavlova theksoi se procedura për aprovimin e kredisë do të përfundojë në muajt në vijim, dhe në të njëjtjën kohë konfirmoi se do të mbështesin në mënyrë aktive zbatimin e plotë dhe me kohë të Stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup.
Në takim gjithashtu u diskutua për zhvillimin dhe nivelin e zbatimit të politikave në sektorin e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë progresin në harmonizimin e legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit jetësor me atë evropian.
Gjithashtu, ministri Nuredini prezantoi ambicien për NDC-në me të cilën reduktohen për 66% emetimet në sektorin e energjisë deri në vitin 2030 dhe përpjekjet për zgjerimin e burimeve tona të energjisë drejt investimit në sistemet e energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme.