Sekretarja shtetërore në MMJPH-në në puntorinë rajonale të IPBES-it

Drzaven Sekretar_IPBESSekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mori pjesë në punëtorinë rajonale me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve për pjesëmarrje në Platformën Ndërkombëtare Ndërqeveritare dhe Shkencore për Diversitetin Biologjik dhe Shërbimet e Ekosistemit ( IPBES).

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në dy vitet e fundit realizoi një progres dhe e rriti sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend nga 8.9% në 13.9%. Komisioni Evropian i vuri në dukje këto tendenca pozitive në Raportin e tij të fundit për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (2022) – thekësoisekretarja shtetërore Shukova, në fjalimin e saj të hapjes.

Vlerësimi tematik i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe florës dhe faunës së egër, tregon se miliarda njerëz në të gjitha rajonet e botës ekzistojnë dhe kanë përfitim nga përdorimi i florës dhe faunës së egër për ushqim, në mjekësi dhe shumë fusha të tjera.

- Rezultatet e punës së ekspertëve të këtyre vlerësime i konsideroj si shumë domethënëse dhe ato mund të përdoren si tregues të gjendjes së biodiversitetit në nivel botëror – tha Shukova, duke shtuar se MMJPH-së vazhdimisht e inkurajon dhe e mbështet IPBES të vazhdojë me misionin dhe aktivitetet e saj me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe menaxhimittë qëndrueshëm të diversitetit biologjik.

IPBES është një organ i pavarur ndërqeveritar i themeluar nga shtetet anëtare të OKB-së, që mundëson përforcimin e kapaciteteve të sferës shkencore dhe vendimmarrësve për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik dhe zhvillimin e konceptit të shërbimeve të ekosistemit, me qëllimin përfundimtar – ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit.

Vendi ynë është anëtaree IPBES që nga marsi i 2022.