Undanë koncesionet për ndërtimin e dy hidrocentraleve të lumit Zherovnicë

2(02.07.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesi i shoqatës HIDROGEN ENERXHI GRUP SHPK Shkup, sot, nënshkruan Marrëveshje për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e dy HCV të lumit Zherovnicë. Ndarja e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike në këtë lokacion është në kuadër të tenderit të gjashtë për hidrocentralet e vogla.

Pas përfundimit të vlerësimit dhe miratimit të Raportit të Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarrjen e koncesionit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e solli Vendimin për zgjedhjen e ofertës më të volitshme dhe për ndarrjen e koncesinonit për shfrytëzimin e ujit Zherovnicë, me ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në grup. 

Në pajtim me këtë vendim, ofertuesi i zgjedhur Konsorciumi i përbërë nga FEROINVEST SHPK SHKUP dhe HIDROGEN GRUP SHKUP themeloi shoqatën me qëllim të veçantë “HIDROGEN ENERXHI GRUP” SHPK Shkup me të cilin është lidhur Marëveshja për koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e HCV Zhirovniçka 5 dhe 6 me një fuqi të përgjithshme të instaluar prej 1239 kW.

Vlera e përgjithshme investuese e projekteve kushton rreth 2.500.000 еuro.