Shukova: Duke reduktuar krijimin e panevojshëm të mbeturinave dhe ripërdorimin e tyre, do të forcojmë ekonominë kombëtare, duke mbrojtur mjedisit jetësor

- Unë e konsideroj krijimin e ekonomisë qarkore, duke filluar nga ndryshimi i perceptimit mendor të progresit ekonomik si dhe vendosja në funksion e një qasjeje të re ndaj prodhimit, ripromaterialeve, proceseve teknologjike novatore dhe menaxhimit të mbeturinave që krijojmë si një nga prioritetet më të mëdha në mjedisin jetësor, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në fjalimin e saj në konferencën rajonale të CIVIL-it “Vizione për një të ardhme të gjelbër: Partneritet për qarkullim”.

Press_Sukova_1Ajo foli në seancën e parë me titull “Transformimi i ekonomisë në nivel lokal dhe kombëtar: strategjitë, sfidat dhe perspektivat e ekonomisë qarkore” së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bitiqi, i cili theksoi më shumë tranzicionin e gjelbër në tërësi.

Ministrja Shukova theksoi se reduktimi efikas i mbeturinave që krijojmë është i mundur vetëm duke ndërtuar partneritete të forta me të gjitha palët e interesuara, duke filluar nga autoritetet kombëtare dhe lokale, përpunuesit kolektivë të mbeturinave, komuniteti i biznesit, sektori civil dhe natyrisht, vetë qytetarët.

Press_Sukova_2- Ne si Qeveri e njohim krijimin e panevojshëm të mbeturinave, si dhe kostot financiare, mjedisore dhe sociale të krijimit të mbeturinave të panevojshme dhe nevojëm për menaxhimin e duhur të burimeve tona të kufizuara. Nga këtu ne fokusohemi në parandalimin e krijimit të mbeturinave. Mirëpo, një nga momentet më të rëndësishme është vendosja në funksion e sistemit të përzgjedhjes, ripërdorimit dhe ricikimit të mbeturinave, ndërkohë ajo që do të përfundojë në deponi do të jetë vetëm një pjesë e vogël që nuk do të ketë asnjë vlerë përdorimi. Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të forcojmë ekonominë kombëtare, njëkohësisht duke mbrojtur edhe mjedisin jetësor në kuadrin lokal, kombëtar, rajonal dhe global – tha Shukova.

Sipas saj, sfida më e madhe, në nivel kombëtar dhe lokal, e cila do të shënojë periudhën që është para nesh, është zbatimi i kredisë që shteti ka marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vendosjen në funksion të sistemit rajonal për menaxhimin e integruar të mbeturinave në të gjitha rajonet planore në vend.

- Kredia është e destinuar për ndërtimin e infrastrukturës bazë, gjegjësisht deponive rajonale, stacionet e transferimit, prokurimin e kontejnerëve dhe automjeteve, që do të shpiejnë në ndërtimin konkret të infrastrukturës së nevojshme moderne dhe vendosjen në funksion të sistemit për menaxhimin e integruar të mbeturinave si opsioni i vetëm me kosto efektive në nivel kombëtar dhe lokal – shtoi Shukova.

Press_Sukova_3Konferenca ishte hibride, me prezencë fizike dhe përfshirje online, dhe u nda në katër sesione gjysëm ore, në të cilat morën pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit, mediume dhe shoqëria civile nga vendi ynë dhe nga Ballkani Perëndimor.

Ngjarja është pjesë e nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkore të Balkanit Perëndimor (22-26maj 2023) nën moton “Partneritet për Qarkullim”.