5-se Qershori Dita botërore e Mjedisit jetësor

Sot, me rastin e 5 Qershorit – Ditës botërore të mjedisit jetësor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Agjencinë për të rinj dhe sport dhe komunat në RM me Ndërmarrjet publike komunale, zbatoi aksionin pranveror, i cili është pjesë e fushatës nacionale për pastrimin e mbeturiave të deponuara në mënyrë të paligjshme “Maqedonia pa mbeturina”

Në kuadër të aksionit, në komunën e Sarajit në hyrje të liqenit Treska, te stacioni i ri për pastrimin e ujërave të zeza u larguan mbeturinat e hedhura në mënyrë të paligjshme, me ç’rast me praninë e vet , mbështetje aksionit i dha edhe boksieri i Maqedonisë Veli Mumin;

Në komunën e Negotinës u pastrua përreth sallës së sportit “Mlladost, ndërsa në pastrim aktivisht u përfshi edhe automobilisti maqedonas Igor Stefanovski-Ixhe.

Fushata “Maqedonia pa mbeturina” u zbatua edhe në komunën e Kavadarit ku u bë pastrimimi nënujor i mbeturinave në liqenin e Tikveshit nga ana e klubit të zhytësve “Vrello”, ndërsa në komunën Konçe u pastruan mbeturinat në vendin e quajtur Iron Doll në afërsi të vendbanimit Lubnicë.

Në këtë aksion aktivisht u përfshirë edhe Scout Shoqata e Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, firmat që i trajtojnë mbeturinat dhe subjekte tjera komerciale.

Aksionet e këtilla kanë rëndësi të madhe sepse me to zhvillohet vetëdija e qytetarëve për menaxhim të rregullt me mbeturinat dhe zhvillohen mekanizma për mbështetje të qytetarëve, komunave dhe palëve tjera të interesuara në mënyrë që më mirë të përballen me hedhjen e paligjshme dhe të paorganizuar të mbeturinave në rrethinën e tyre.

Por, për pastrim të përhershëm të deponive të paligjshme nuk mjaftojnë vetëm aktivitetet e pushtetit qendror dhe lokal, por nevojitet edhe vetëdije e lartë se secili prej nesh duhet me përgjegjësi të sillet me mjedisin jetësor dhe me mbeturinat që vet i prodhon.

Prandaj, patjetër duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se vetëm me aktivitete të përbashkëta dhe të koordinuara mund ta arrijmë rezultatin përfundimtar- mjedis të pastër dhe të shëndetshëm jetësor.