Do të përmirësohet menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe bashkëpunimi ndërkufitar në rajonin e Ohrit-Prespës

Makraduli(23.01.2019) Sot, Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli zhvilloi një takim pune me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit të Natyrës „Prespë – Ohër“ ((Prespa Ohrid Nature Trust – PONT), Miriam de Koning.

Në takim, zëvendësministri theksoi rëndësinë e funksionimit të një fondi të tillë që synon sigurimin e financimit afatgjatë të mbrojtjes, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit. Sipas tij, jo më pak i rëndësishëm është promovimi i konceptit të shërbimeve të ekosistemit në rajonin e Prespës dhe zonën më të gjerë për të mirën e natyrës dhe njerëzit që jetojnë në këtë rajon. Është diskutuar për projektet në vazhdim në lidhje me menaxhimin e zonave të mbrojtura (PK Pelister, PK Galicica, Parku i natyrës – Ezerani dhe monumenti i natyrës – Liqeni i Prespës), si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në fushën e mbrojtjes së natyrës .

Në takim u ra dakord që në periudhën vijuese të intensifikohen aktivitetet në kuadrin e PONT-it, në drejtim të përmbushjessë detyrimeve të Memorandumit të Përbashkët të Bashkëpunimit në mes të MMJPH-së dhe PONT-it, si dhe në drejtim të zbatimit të Programit Vjetor për Mbrojtjen e Natyrës për 2019, Planet për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe masat dhe aktivitetet e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027) dhe Strategjinë Kombëtare për Biodiversitetin me një Plan Veprimi (2018-2023).