Do të ndërtohet rrjeti i ujësjellësit për fshatin Nikishtan në komunën Gjorçe Petrov

Gjorce3(25.03.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës Gjorçe Petrov Sokol Mitrovski, sot nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit primar dhe sekondar distributiv (L=3.304,07 m’) dhe pusetës ndarëse mes dy rezervuarëve në fshatin Nikishtan- komuna e Gjorçe Petrovit“.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje fillon të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për popullatën në fshatin e vetëm të komunës Gjorçe Petrov ku deri tani nuk ishte ndërtuar rrjet i ujësjellësit.

Mjetet me vlerë prej 3 milionë denarësh janë siguruar përmes Programit për investime në mjedisin jetësor për vitin 2016, ndërsa mjetet tjera të domosdoshme për realizimin e plotë të projektit do t’i sigurojë komuna.