Forumi i Energjisë për Evropën Juglindore, Selanik, Greqi

Forum_1(6.09.2019) Forumi i Energjisë për Evropën Juglindore bashkoi hartuesit kryesorë të politikave, rregullatorët, aktorët kryesorë të tregut, financuesit, akademikët dhe ekspertët për të prezantuar dhe diskutuar mbi tema të azhurnuara në fushën e energjisë në rajonin e gjerë. Gjatë konferencës, u prezantua se si vendet e rajonit mund të përfitojnë më së miri nga pozicionet e tyre gjeografike dhe të shfrytëzojnë burimet e disponueshme të energjisë për të siguruar një furnizim më të besueshëm, të vetë-mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm ndaj mjedisit, i cili është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Evropën Juglindore.

“Energjia dhe ndryshimi i klimës kërkojnë qasje dhe teknologji inovative për mjedisin. Eko-inovacionet do të bëhen thelbësore për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe punësimin. Parakushti për krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e popullatës në Evropë janë risitë efikase mjedisore, të cilat kërkojnë standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit, në kombinim me një gamë të gjerë të instrumenteve të tjerë ekonomikë – ulje e tatimit mbi vlerën e shtuar për mallrat dhe shërbimet efikase energjetike, prokurimet e gjelbërta publike etj. ” ka thënë ministri Nuredini gjatë diskutimit të tryezës së rrumbullakët të qeverisë.