Avancimi i bashkëpunimit me PONT-in

Ministri Nuredini zhvilloi sot një takim me drejtoreshën ekzekutive të Fondit natyror për Ohër – Prespë PONT, Miriam de Koning, ku u diskutua për zgjerimin e mbështetjes së Fondit, përgjatë rajonit ndërkufitar Ohër-Prespë, për aktivitetet edhe në zonën e ​parqeve kombëtare të Mavrovës dhe Malit Sharr.

PONT

Fondi PONT ofron mbështetje shumëvjeçare në forcimin e kapaciteteve, si dhe shpenzimet operacionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura institucioneve që kanë kompetencë për të menaxhuar këto zona, por edhe sektori t shkencor dhe civil që realizon aktivitete në atë drejtim në këto zona.