Avancimi i edukimit ekologjik

Me mendimin se integrimi i temës së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike dhe duke siguruar më shumë hapësirë për ekologjinë në proceset arsimore është një investim në të ardhmen tonë, ministri Nuredini shprehu mbështetjen e plotë për programin e ri “Avancimi i edukimit ekologjik” që u diskutua në takimin e sotëm me ministret Mila Carovska dhe Jagoda Shahpaska dhe me përfaqësuesit e UNICEF dhe Ambasadës Suedeze.
Programi i ri është një program 3-vjeçar dhe është projektuar  për të mbështetur zhvillimin e edukimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike nga arsimi parashkollor në atë të mesëm. Financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA).