Kapacitetet turistike në Maqedoni do të marrin shenja ekologjike për shërbimet turistike

6(23.04.2015)Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, iu drejtua të pranishmëve në ngjarjen përfundimtare të projektit “Aplikimi i shërbimeve turistike me shenjë ekologjike”, në të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor pranoi edhe katër kërkesat e para për marrjen e Shenjës ekologjike për strehim turistik nga hotelet e Ohrit:“Belvedere“, “Granit” , “Lebed” dhe “Flamengo” .

- Me këto kërkesa dëshmohet se ka filluar procesi i plotësimit të kushteve të përcaktuara me Rregulloren për kriteret e domosdoshme që duhet të plotësohen për marrjen e shenjës ekologjike për strehim turistik- theksoi zv/ministri Temellkovski, duke shtuar se këto janë kërkesat e para formale nga viti 2009, kur u miratua Rregullorja, për hartimin e së cilës QRJ siguroi ndihmë teknike.

Me plotësimin e kritereve për marrjen e shenjës ekologjike, 4 hotele e zvogëlojnë ndikimin e dëmshëm ndaj mjedisit jetësor, njëherësh në mënyrë kontinuitive e ngrisin vetëdijen e turistëve përmes informimit të tyre për mënyrat se si të kontribuojnë për kursimin e energjisë, ujit dhe zvogëlimin e sasive të mbeturinave.

-Marrja e shenjës është vullnetare dhe varet nga interesi i prodhuesit ose ofruesit të shërbimit. Shenjën ekologjike e ndanë MMJPH-ja në bazë të Kërkesës së personit juridik ose fizik, ndërsa me propozim të Komisionit për shenjë ekologjike në pajtim me Ligjin e mjedisit jetësor dhe dispozitat të miratuara në bazë të tij- sqaroi zv/ministri Temellkovski.

Në këtë ngjarje u prezentua Procesi i hartimit të Kërkesave për marrjen e shenjës ekologjike.

Projektin e zbaton Qendra rajonale e mjedisit jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (QRE) me mbështetje financiare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.