Tryezë e rrumbullakët: Zbatimi i direktivave të BE-së për cilësinë e ajrit

Sot në Shkup u mbajt takimi i parë i grupit të punës për mjedisin, organizuar nga Zyra e Fondacionit Friedrich Ebert – Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor. Fokusi i këtij  takimi të parë pune ishte në zbatimin e direktivave të BE-së për cilësinë e ajrit.

Në tryezën e rrumbullakët mori pjesë Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli,i cili  vuri në dukje ndërlidhjen e aktiviteteve të Planit për Ajër të  Pastër me Direktivat e BE-së.

- Ndotja është një problem që ka pllakosur pothuajse të gjitha vendet në Evropë dhe në botë, edhe ngjarjet edhe konferencat e këtij lloji  mundësojnë që të testohen dhe të mbindërtohen direktivat, detyrat dhe ligjet  që mbulojnë këtë zonë, – tha Makraduli duke theksuar se pa marrë parasysh se për cilin shtet në botë bëhet fjalë, aktivitetet  për reduktimin e ndotjes së ajrit, janë të njëjta: promovimi i efikasitetit të energjisë,  lidhja e ngrohjes qendrore, industri më të pastër, duke stimuluar transportin e pastër publik, zëvendësimin e sobave të vjetra me të reja. Sipas tij, Plani për  ajrër  të pastër që është harmonizur me zgjidhjet më të mira të rregulluara dhe tani më të zbatuara në vende të tjera është shembulli më i mirë i zbatimit konsekuent të direktivave të BE-së. 

Qëllimi i grupit të punës është të mbajë takime të rregullta ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, organizatave të qytetarëve, sindikatave, përfaqësuesve akademikë dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, të cilët në punën e tyre  fokusohen në tema nga sfera e mjedisit,  me qëllim që të ofrojë një platformë për komunikim dhe bashkëpunim të mirë mes tyre, si dhe krijimin e një plani për veprim të përbashkët.

Qëllimi përfundimtar është identifikimi i hapave deri te “Karta e  Mjedisit Jetësor”.