Temellkovski: Janë të domosdoshme ndërmarrje publike komunale të fuqishme, të pajisura dhe me kapacitet të formësuar

20150116_130441(16.01.2015 ) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, ju drejtua të pranishmëve në hapjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të ofruesve të shërbimeve komunale (ADKOM) që u mbajt ne Ohër. Duke përshëndetur kryetarin e ADKOM-it Igor Spasovski dhe duke shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e suksesshëm dhe të frytshëm 11 vjeçar midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor dhe Asociacionit, zëvendësministri Temellkovski deklaroi:

Si në shumicën e shteteve evropiane, poashtu edhe te ne, shërbimet komunale, planifikimi urbanistik, përcjellja e gjendjeve në nivel lokal dhe miratimi i rregulloreve të caktuara tanimë janë në kompetencë të pushteteve lokale ose të atyre rajonale.

Përfitimi nga procesi i decentralizimit është se problemet lokale nga sfera e mjedisit jetësor zgjidhen më afër vendit prej ku rrjedhin dhe qytetarëve, të cilët drejtpërsëdrejti i ndjejnë këto probleme. Në këtë kontekst, me rëndësi të posaçme është që të kemi ndërmarrje publike komunale të fuqishme, të pajisura dhe me kapacitet të formësuar, të cilat përmes bashkëpunimit të ngushtë të pushtetit lokal dhe qendror do të mund të veprojnë pa pengesa në terren dhe t’i implementojnë politikat komunale lokale dhe nacionale dhe planet aksionale.

Do të doja të theksoj se MMJPH në periudhën e kaluar kujdes të madh i ka kushtuar përforcimit të kapaciteteve infrastrukturore për mbrojtjen e resurseve ujore nacionale. Ndërsa, ato mbrohen dhe menaxhohen, në pjesën më të madhe, me trajtimin e recidivit nga segmenti i tyre i shfrytëzuar, i cili në mënyrë të caktuar sërish bëhet human dhe resurs ujor natyror. Në këtë kontekst, do të përmendja se në rrjedhë janë ndërtimet e disa stacione të pastrimit të ujërave të zeza në tërë territorin e shtetit ndër të cilat: stacioni i pastrimit në Gjevgjeli, stacioni i pastrimit në Vollkovë – komuna Gjorgje Petrov, pastaj në komunën e Sarajit, në Koçan dhe të tjera, ndërsa në plan janë edhe ndërtimi i stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza në Prilep, Kërçovë, Strumicë dhe Radovish, pastaj ndërtimi, zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjeteve të kanalizimit në Ohër, Kumanovë dhe Berovë, si dhe përgatitja e dokumentacionit projektues për përmirësimin e infrastrukturës në grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në Gostivar, Kavadar dhe Dibër. Në rrjedhë është hartimi i Studimit për financim, ndërtim dhe punë të stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, si dhe përgatitja e dokumentacionit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në qytetin e Shkupit.

Në këtë sferë, si tejet të rëndësishëm e konsiderojmë përfundimin e Studimit nacional për tarifat e ujit, i cili ofron zgjidhje për vendosjen e instrumenteve ekonomike për sistem të balancuar të shërbimeve komunale për ujë dhe menaxhim të qëndrueshëm financiar me projektet investuese për furnizim adekuat me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza. Qëllimet specifike të studimit përfshijnë: vendosjen e themelit për reformat që do të pasojnë në sektorin e ujërave, krijimin e tarifave në pajtim me parimet e BE-së dhe përvojat më të mira evropiane, zhvillimin e instrumentit ekonomik për zbatimin e hapave të parë nga parimi “ndotësi paguan” dhe mbulimin e shpenzimeve për shërbimet dhe sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm financiar.

Ministria planifikon që në muajin e ardhshëm të fillojë procedurën për konsultim për ligjin e përcaktimit të tarifave të ujit. Njëkohësisht, vendosja e kornizës së qëndrueshme juridike dhe institucionale për përcaktimin e tarifave për shfrytëzimin e ujërave është kusht për zbatimin e investimeve në këtë sektor. Pa sigurimin e sisitemit të qëndrueshëm të financimit nuk mund të presim se stacionet e reja të ndërtuara për pastrimin e ujërave të zeza do të jenë funksionale dhe as që mund të presim se BE-ja dhe donatorët tjerë do të na ndihmojnë në përmbushjen e detyrimit për pastrimin e ujërave të zeza urbane. Bashkëpunim të fortë komplementar dhe shkallë të lartë të pjekurisë së pushteteve lokale, por edhe të ndërmarrjeve të tyre komunale, kërkojnë edhe aktivitetet në sferën e menaxhimit me mbeturinat. Në rrjedhë është procesi i hartimit të studimit të planifikuar fizibiliti me dokumentacion projektues për ndërtimin e stacioneve të transferit dhe deponive rajonale në pajtim me standardet evropiane në rajonin planifikues Lindor dhe Verilindor, për çka tanimë është siguruar buxhet nga fondet paraqasëse evropiane në vlerë prej 2,5 milionë euro dhe ,më pas, do të vijojë edhe realizimi i tyre konkret. Gjithashtu, Qeveria përmes MMJPH-së, alokoi 3,9 milionë euro nga fondet paraqasëse evropiane për përgatitjen e planeve rajonale për menaxhim me mbeturinat, studimet fizibiliti, studimet për vlerësim të ndikimit ndaj mjedisit jetësor me dokumentacion projektues për projekte themelore për ndërtim të deponive rajonale dhe stacioneve të transferit edhe në 4 rajone planifikuese: rajonin e Vardarit, Pellagonisë, rajonin jugperëndimor dhe të Shkupit.