Temellkovski mori pjesë në takimin e vendeve anëtare të Protokollit të Montrealit për substancat që e hollojnë shtresën e ozonit

Na mestoNë takimin e përbashkët të përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare të Protokollit të Montrealit për substancat që e hollojnë shtresën e ozonit dhe Konventës së Vjenës për mbrojtjen e shtresës së ozonit, i cili prej 17 deri 21 nëntor u mbajt në Paris, mori pjesë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski.

Me këtë rast, ai foli për rezultatet e arritura në këtë fushë, duke theksuar se Republika e Maqedonisë, e cila pothuajse 17 vite i përcjell hapat e trasuar nga bashkësia ndërkombëtare për zbatimin e dispozitave të Protokollit të Montrealit, me krenari mund të lavdërohet se përmes zbatimit të projekteve investuese konkrete është mundësuar eliminimi i mbi 99% nga shpenzimi i substancave që e hollojnë shtresën e ozonit në vend.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Temellkovski e theksoi rolin e Zyrës së ozonit përmes së cilës edhe u realizuan të gjitha aktivitetet në këtë fushë.

- Është përgatitur Plan për menaxhim me substancat HCFC dhe Dokumenti përmbanë drejtime të qarta dhe të identifikuara mirë për aksion në vend për eliminimin e HCFC. Një nga hapat e parë për realizimin e Planit ishte përmirësimi i legjislacionit kombëtar për menaxhim me substancat që e hollojnë shtresën e ozonit, me miratimin e katër rregulloreve për eliminimin e tyre.

- Krahas kësaj, Zyra e ozonit ndërmori hapa për njoftimin e të gjitha subjekteve të interesuara relevante me temat që janë përfshirë në Plan. Ishin realizuar një sërë punëtorish për t’u ngritur vetëdija e subjekteve të interesuara për rregulloret e miratuara dhe stimulimi i tyre për të marrë rol aktiv në realizimin e qëllimeve të Planit për menaxhim me HCFC që do të kontribuojë për eliminimin e plotë të tyre.

Duke rrumbullaksuar pasqyrën e aktiviteteve, Temellkovski falënderoi Fondin shumëpalësh për sigurimin e mbështetjes financiare, me të cilën u mundësua përmbushja e detyrimeve të vendit nga protokolli i Montrealit si dhe për angazhimet e UNIDO-s në rolin e agjencisë së implementimit, e cila i ndihmon vendit tonë në realizimin e aktiviteteve projektuese në të gjitha fushat që shpenzojnë substanca që e hollojnë shtresën e ozonit në Maqedoni.