Теmellkovski foli për hidropotencialin e hidrocentraleve të vogla në Konferencën e parë ndërkombëtare për energjetikë në R.M

zamenik1(28.09.2016.) Beneficionet, standardet dhe zhvillimi i energjetikës në vendin tonë si dhe mundësitë për një cikël të ri të investimeve në këtë fushë, ishin pikat kryesore të Konferencës së parë ndërkombëtare për energjetikë në Republikën e Maqedonisë që u mbajt sot në Shkup.

Në hapjen e konferencës, zëvendësministri i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, foli për hidropotencialin e hidrocentraleve të vogla në R. e Maqedonisë, për të cilat ekzistojnë shumë hulumtime të publikuara në dokumente të ndryshme, studime, punime shkencore, plane dhe projekte, debate ekspertësh edhe në kadastrën e Administrimit të ujërave si dokument themelor shtetëror.

Ai theksoi: „Me këtë rast, vlen të përmendet hulumtimi i kryer në vitin 1982 në “Studimi për hidrocentrale të vogla të mundshme në Republikën e Maqedonisë“, i hartuar nga Fakulteti Elektoteknik, i Makinerisë dhe ai Ndërtimtarisë nga Shkupi. Në këtë studim janë shqyrtuar mundësitë për ndërtimin e 406 hidrocentraleve të vogla, me fuqi të instaluar prej 50 kW deri 5 МW, përkatësisht me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 250 MW dhe prodhimtari të përgjithshme vjetore prej 1.200 GWh.

Hidrocentralet e vogla me fuqi deri 10 MW bëjnë pjesë në grupin e burimeve të përtëritshme të energjisë për të cilat ekziston mbështetje adekuate dhe të cilat kontribuojnë për uljen e emisioneve të CO2 dhe nuk kanë ndikim negativ ndaj mjedisit jetësor. Në përputhje me përcaktimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për realizimin e Projektit “Hidrocentralet e vogla dhe shfrytëzimi i burimeve të përtëritshme të energjisë“, MMJPH, si ministri kompetente për zbatimin e veprimeve për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit, hartoi “Fizibiliti studim për arsyeshmërinë e ndarjes së koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e 80 hidrocentraleve “, dhe në bazë të kësaj zbatoi tenderin e gjashtë dhe të shtatë për realizimin e objekteve të këtilla energjetike.

Tenderi i gjashtë për ndarjen e koncesionit për shfrytëzim të ujit për 80 hidrocentrale të vogla është zbatuar në viti 2014 në bazë të të cilit zhvillohen aktivitete për 28 hidrocentrale të vogla me fuqi të instaluar prej rreth 29 МW.

Tenderi i shtatë është publikuar në shkurt të këtij viti dhe me të njejtin janë përfshirë 35 lokacione të Studimit, me fuqi të instaluar prej rreth 28 MW. Procedura për përzgjedhje të ofertës më të përshtatshme është në fazën përfundimtare pas çka do të publikohen Vendimet për ofertuesit e përzgjedhur.

Ministria gjatë këtij viti zbatoi në mënyrë plotësuese edhe një procedurë për 11 hidrocentrale të vogla, në lokacione të propozuara nga persona të interesuar fizikë dhe juridikë, për të cilat u vërtetua se ekzistojnë kushte reale për realizim.

Në periudhën e ardhshme, planifikojmë të fillojmë procedurë për hartimin e Fizibiliti studimit për arsyeshmërinë e lokacioneve të reja për hidrocentralet e vogla, me çka do të do të vazhdohet me realizimin e njërit prej qëllimeve afatgjate të Qeverisë së R.M në sektorin e energjetikës, për shfrytëzimin e shtuar të burimeve të përtëritshme energjetike dhe prodhimin e energjisë elektrike të pastër të “gjelbër”.

Konferenca është organizuar nga firmat „Маnaskov“ dhe“Konsalting teknik“, në bashkëpunim me dhomat ekonomike të R.M.