Takim me përfaqësuesit e BERZH-it

Sredba_Nuredini_EBORMinistri Nuredini zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e ekipit Infrastruktura në Evropë- Grupi i Infrastrukturës së Qëndrueshme (SIG) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, Gijom Le Bris, ndihmësdrejtor dhe Gonkallo Koreja, kryebankar, i shoqëruar nga Andi Aranitasi, drejtor i Zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut dhe Biljana Millosheska, bankiere e lartë, ndihmës drejtoreshë.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mjedisit, me theks të veçantë për statusin e linjës kreditore – kredi prej 55 milionë euro për ngritjen e sistemit rajonal për menaxhimin e integruar të mbeturinave, gjegjësisht ndërtimin e infrastrukturës bazë – deponitë rajonale, stacionet e transferimit, furnizimi i kontejnerëve dhe automjeteve në rajonin e Pollogut, Jugperëndimorë, Pellagonisë, Vardarit dhe atë Juglindor.

Përfaqësuesit e BERZH-it theksuan se po punohet intensivisht në përpunimin e aplikacionit tonë dhe e konfirmuan angazhimin dhe mbështetjen e tyre për vendin tonë.

Ministri Nuredini, duke i falënderuar për bashkëpunimin e mirë, theksoi rëndësinë e miratimit të kësaj kredie për realizimin e projekteve të përmendura të mëdha infrastrukturore kapitale që do të ofrojnë një mjedis të shëndetshëm për qytetarët në mbarë vendin.