Takimi i Nurdinit me kryetarin e Komunës së Tearcës Nuhi Neziri

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Tearcës Nuhi Neziri, ku është diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet komuna në mbrojtjen e mjedisit. Kryetari Neziri informoi për statusin e realizimit të projektit dyvjeçar për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në v.b. Tearcë, e cila realizohet me mbështetjen financiare të MMJPH dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. U diskutua edhe për nevojën dhe mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje të komunës në realizimin e projekteve të tjera të planifikuara në zonë.

Nuredini_sredba-vo_Tearce