Takimi i ministrit Nuredini me kryetaren e  SHOEM Arsova

Sredba_Nuredini_SSKM_ArsovskaZhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me komunitetin e biznesit dhe krijimi i një kornize për bashkëpunim ku përveç arritjes së zhvillimit ekonomik, përparësi do të jetë mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i detyrimeve në fund të procesit për ta lënë atë në gjendjen origjinale, ishte një temë e diskutuar në takimin e sotëm nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetaren e Shoqatës së Odave Ekonomike të Maqedonisë Daniella Arsovska.

Duke theksuar situatën aktuale me ndotjen e mjedisit, veçanërisht të ajrit, në bisedë u theksua nevoja për aktivitete të përqendruara dhe të përbashkëta në trajtimin e këtij problemi kompleks. Kryetarja e SHOEM Arsovska prezantoi punën e shoqatës së komunitetit të biznesit, e cila sipas saj promovon dhe përfaqëson interesat e biznesit të mijëra kompanive anëtare dhe i lidh ato me mbi 1000 institucione dhe organizata kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimin me Odën Ndërkombëtare Ekonomike (Internationa Chamber of Commerce).

Është rënë dakord për krijimin e një kornize për bashkëpunim midis sektorit të biznesit, sektorit publik dhe sektorit civil, që do të mundësojë ngritjen e vetëdijes kolektive dhe individuale të pjesës në ndotjen e mjedisit dhe do të motivojë dhe zhvillojë një qasje më serioze për përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit në komunitetin e biznesit.