Takimi i ministrit Izairi me ambasadorin italian Ernesto Masimino Beleli

DSC_0802Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në ambientet e Ministrisë, realizoi një takim pune me ambasadorin italian në Maqedoni, E.T. Ernesto Masimino Beleli

Në këtë mbledhje u bisedua për situatat në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa u shqyrtuan edhe mundësitë për përgatitjen e një memorandumi të përbashkët me të cilin do të specifikohej një bashkëpunim më i ngushtë në të ardhmen.

Gjithashtu, u shqyrtua ideja për vizitën reciproke të ekipeve profesionale të ministrisë maqedonase dhe asaj italiane përgjegjëse për mjedisin jetësor, të cilat do të udhëhiqen nga ministrat përkatës, e do të kenë për qëllim shkëmbimin e përvojave.