Takimi i ministrit Izairi me ambasadorin amerikan Bejli

(13.03.2015.) Sot, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairi, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e ri të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Xhes L. Bejli.

DSC_0032 DSC_0036

Duke i dëshiruar sukses dhe rezultate ambasadorit amerikan, ministri Izairi e theksoi bashkëpunimin e deritashëm të suksesshëm midis dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

DSC_0038 DSC_0040

Në takim u bisedua për gjendjet në mjedisin jetësor dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit posaçërisht në sferën e mbrojtjes së ajrit ambiental dhe në sferat e menaxhimit me ujërat dhe mbrojtjes së natyrës.