Mbjellja e fidanëve të rinj shënoi Ditën e Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorin e nënshkrimit të Kartës së KB

Dje, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me kolegët e tij Ministra, Koordinatoren e Përhershme e Kombeve të Bashkuar Rosana Duxhijak, si dhe me Përfaqësuesen e Përhershëm të UNDP-së  Narine Sahakyan, morën pjesë në mbjelljen e 75 fidanëve të rinj në afërsi të Liqenit të Velesit – “Mladost”, i cili u prek nga zjarri më shumë se një vit më parë.

Aksioni është organizuar për të shënuar Ditën e Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorin e nënshkrimit të Kartës së KB. Ai përfaqëson një angazhim simbolik për një të ardhme më të gjelbër, më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut, si një nga sfidat dhe përparësitë kombëtare të përfshira në Kornizën e Re të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2021 – 2025.