Me sistem inspektimi të përforcuar do të zvogëlohet ndotja e mjedisit jetësor

1Me prezentimin e rezultateve të arritura sot zyrtarisht përfundoi projekti Tvining “Përforcimi i kapacitetit administrativ për zbatimin e legjislacionit të mjedisit jetësor në nivel qendror dhe lokal“,të cilin e zbaton Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje financiare të BE-së përmes fondeve IPA.

Duke shprehur kënaqësi për përfundimin e suksesshëm të projektit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor theksoi se me këtë projekt jo vetëm që u përmirësua harmonizimi i ligjeve që kanë të bëjnë me punën e sistemit të inspektimit, por edhe u shfrytëzuan më sukses resurset për planifikim më të mirë të kompetencave të inspektimit.

- Si veçanërisht të rëndësishme i konsideroj trajnimet përmes të cilave ishte përfshirë cikli i plotë i inspektimit që nga njohja e sektorëve dhe teknikave industriale për uljen e nivelit të ndotjes, inspektimi i instalimeve pilot, marrja e mostrave dhe përcjellja, deri te krijimi i ekipeve dhe kapaciteteve për komunikim. Në kuadër të projektit u përgatitën udhëzues për inspektorë, por edhe për operatorë industrialë, ndërsa përmes faqes së re interaktive të internetit u mundësua qasje më e lehtë deri te të gjitha informatat e nevojshme të domosdoshme për përgatitjen e mbikëqyrjeve inspektuese. Pres që kjo të rezultojë me zvogëlimin e ndotjes së mjedisit jetësor- theksoi Ameti në fjalimin përshëndetës.

Projekti përbëhej nga tre komponentë: përforcimi i kapaciteteve të inspektimit të mjedisit jetësor në nivel qendror dhe lokal, pastajndihma teknike për komunat në përmbushjen e detyrimeve për implementimin e legjislacionit dhe sigurimin e pajisjes dhe softuerit për përmirësimin e kushteve të punës.

Aktivitetet janë realizuar me ndihmën e shteteve partnere Spanjës dhe Holandës në periudhën janar 2015 – gusht 2016, ndërsa vlera e projektit është një milion euro.

Në ngjarje fjalime përshëndetëse mbajtën përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Maqedoni Martin Klauke, ambasadori i Spanjës Ramon Karansa, përfaqësuesi i ambasadës së Holandës Peter Verhejen dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor njëherësh edhe udhëheqës i projektit nga vendi shfrytëzues Firus Memed.