Me elektromobilitet në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm

2(26.01.2019) Sot, në kuadër të manifestimit “Dita pa automjetetë lëndëve djegëse fosile”, organizuar nga ProCredit Banka, u mbajtë një panel diskutim me temë “Si të rritet elektromobiliteti”, ku zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, në prezantimin e tij dha një analizë krahasuese të situatës aktuale me elektromobolitetin në vendin tonë dhe në botë, me një theks të veçantë në masat që Qeveria po i merr për nxitjen e blerjes së automjeteve elektrike dhe hibride. Kjo do të arrihet duke subvencionuar një pjesë të kostos së fondeve të mbledhura nga taksat ekologjike. Objektivi është nëpërmjet zëvendësimit tëpërbërjes dhe numrit të vjetëruara të automjeteve të zvogëlohet niveli i ndotjes nga transporti, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në zonat urbane, që korrespondon me Planin për ajër të pastër të cilinQeveria e miratoi kohët e fundit.

“Aktualisht sipas analizave transporti është prezent me 20% në ndotjen e ajrit, por në qoftë se asgjë nuk ndërmerret pjesëmarrja e tij në ndotjen e ajrit së shpejti do të arrijë në 56%. Pra, për shkak të këtyre kushteve aktuale, Qeveria është fuqimisht e përkushtuar dhe vazhdimisht duke punuar në zbatimin e masave dhe përmirësimin e legjislacionit në përputhje me përvojat aktuale evropiane për të përmirësuar cilësinë e ajrit, gjendjen e mjedisit dhe sigurisht, të marrim edhe hapim me vendet e tjera të zhvilluara evropiane, “tha Makraduli në fjalimin e tij.

Në panel diskutimi morën pjesë Stefan Bogoev, kryetari i Bashkisë së Karposhit, Emilija Spirovska, përfaqësuese e Bordit të ProCredit Bank-ës, si dhe përfaqësues nga Porshe, EVN, Elektromobiliteti Maqedoni dhe MEPSO.

Ngjarja “Dita pa automjete e lëndëve djegëse fosile” u organizua për të inkurajuar dhe frymëzuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit për të punuar në avancimin e elektromobilitetit në vend si një mënyrë për të zvogëluar ndotjen e mjedisit në zonat urbane.

Aktivitetet përfshinin një ekspozitë edukative ku disa kompani si ProCredit Bank, Porshe, Toyota, EVN, MEPSO, Hamaçi, Sa-Tra, T-Mobile dhe Fibernet i paraqitën veturat e tyre elektrike / hibride, si dhe pajisjet për mbushjen e tyre, duke i ndarë përvojat e aplikimit të tyre. Gjithashtu, të pranishmëve të ngjarjes iu dha mundësia për të shijuar test drive me makinat elektrike të ProCredit Bank-ës.

Me qëllim që të potencohet domosdoshmëria e zvogëlimit të përdorimit të automjeteve me lëndë djegësefosile, gjatë kësaj ngjarjeje, një pjesë e rrugëve pranë SRC “Boris Trajkovski” u shndërruan në Rrugë të gjelbëra, ku iu mundësua të kalonin dhe të parkonin vetëm në automjete elektrike dhe hibride.